75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq insiston tek serbët e Kosovës: Bëni sa më shumë fëmijë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti serb do t’i ndihmojë serbët në Kosovë në të gjitha mënyrat e mundshme dhe do të bëjë gjithçka që ata të jetojnë mirë.

Ai tha se shteti serb planifikon t’i bind serbët në Kosovë të kenë më shumë fëmijë .

“Duhet të kenë më shumë fëmijë, sepse Kosova është e ardhmja e tyre”,ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Tutje Vuçiq tha se gjendja nuk është aspak e lehtë, pasi Prishtina nuk ka ndërmend të heqë taksën, të paktën deri në Vitin e Ri./Indeksonline/