16:34 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Vuçiq: Kam kontaktuar me Lajçakun, i thashë atë që mendoja

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur pas takimit me liderët serbë në Kosovë.

Ai theksoi se takimi ishte një nga më të vështirët, derisa informoi që ka kontaktuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak lidhur me ngjarjet e sotme në veri të Mitrovicës, raporton Indeksonline.

Kontaktova me Miroslav Lajçak, i thashë atë që mendoja dhe e përfundova bisedën. Mendoj se serbët ishin më të mërziturit“, tha Vuçiq për TV Prva pas mbërritjes në Rashkë.

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion kundër kontrabandës së mallrave në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.