75 Mall Live Search
20:27 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Vuçiq ‘kërcënon’: Nëse nuk hiqet taksa, do të marrim masa!

Nëse deri me gjashtë maj nuk hiqet taksa, Serbia planifikon të marrë masa kundër Kosovës.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në mbledhjen e Këshillit Qendror të Partisë Përparimtare.

Ai tha se nëse taksa nuk hiqet deri me këtë datë, atëherë partia e tij do të propozoj masa kundër Kosovës, transmeton Indeksonline.

Vuqiq poashtu foli për formatin e bisedimeve me Kosovën.

Ai tha se pret që në Berlin të kërkohet ndryshimi i formatit të bisedimeve për Kosovën dhe që bisedimet  të vazhdojnë pa heqjen e taksës.

“Nuk do të pajtohem me dialogun pa heqjen e taksës”, tha Vuçiq./Indeksonline/