16:19 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vuçiq: Kërkuam që të zvogëlohet prania e NATO-s në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se kanë kërkuar që zvogëlohet prania e NATO-s në Kosovë.

Siç është raportuar në mediat serbe, Vuçiq ka thënë se kanë bërë kërkesë që NATO të mos largohet por që të zvogëlohet prezenca e tyre në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Vuçiq ka qenë sot i pranishëm në takimin e Këshillit të NATO-së në Bruksel./Indeksonline/