75 Mall Live Search
10:53 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vuçiq komenton kthimin e Haradinajt nga Haga: U kthye natën për tu dukur si hero!

Duke e komentuar kthimin e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj nga Haga në Kosovë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar se ai e ka ditur që atje do të qëndrojnë 24 deri në 48 orë.

Mirëpo, sipas tij, ai u kthye natën për të bërë kthimin edhe më mbresëlënës, si hero.

“Kam thënë edhe më herët se ata do të qëndrojnë atje për 24 apo 48 orë, për të shikuar se si duken hotelet. Mirëpo, ai priti që të vinte brenda natës për ta bërë kthimin edhe më mbresëlënëses, si një hero”, tha Vuçiq për TV Prvo, transmeton Indeksonline.

I pyetur se a do të vazhdoj dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në rrethana të tilla, ai quajti të vështirë.

Derisa, ngërçin në negociata, Vuçiq e quajti humbje të Brukselit.

Ai gjithashtu tha se nuk mund të thuhet se Prishtina nuk dëgjon as ShBA-në e as BE-në.

“Ata i kanë sjell në pushtet, u kanë dhënë atyre një Kosovë të pavarur”, shtoi ai./Indeksonline/