Vuçiq konfirmon takimin: Unë e dërgova Gjuriqin në Berlin
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar takimin në Berlin në mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Vuçiq theksoi se i ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka qëndruar dje në Berlin në një takim përgatitor për një samit të mundshëm në Paris.
Por, pas këtij takimi është shprehur i sigurt se samiti i Parisit nuk do të mbahet, shkruan Tanjug.
“Unë personalisht dërgova Marko Gjuriq në atë takim,” tha Vuçiq për gazetarët në Minsk, ndërsa shtoi se ky takim nuk ishte sekret por “ishte marrëveshja që të mos flitet publikisht”.