Vuçiq konfirmon takimin me Donald Trump Jr., i lutet opozitës t’i ndalojë sulmet!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar takimin me Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump.
Përmes një reagimi, ai ka lutur opozitën mos të shkaktojnë dhunë, transameton Indeksonline
Reagimi i plotë:
Edhe një herë i bëj thirrje të gjithë aktorëve në skenën politike të Serbisë që të mos përdorin dhunë në luftën e tyre. Pranoj që unë jam fajtor për atë që ata hodhën granata topi dhe bomba me tym në Kuvendin e Republikës së Serbisë, por i lut që të mos e bëjnë më këtë, si dhe të mos mendojnë për sulme të mëtejshme ndaj institucioneve të shtetit, siç sulmuan natën e kaluar RTS dhe RTV. Dhe për t’i gëzuar të gjithë kundërshtarët politikë, në takim me Donald Trump Jr. do të bisedoj për përparimin ekonomik të Serbisë, si dhe për krijimin e marrëdhënieve gjithnjë e më të mira me SHBA-në. Jam i sigurt se edhe ata do të gëzohen për këtë.”