75 Mall Live Search
20:07 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Kosova ka një kishë të në cilën lutet, është Amerika

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq tha se është tronditur se si Bashkimi Evropian ende nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit Thaçi se është kundër formimit të Asociacionit të Kosovës.

“shpresoj se kjo do të ndodh sot ose nesër, por nëse jo, ne e dimë se çfarë të bëjmë”, ka thënë Vuciq, shkruan N1, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se edhe Gjermania, Anglia Franca bashkë me BE po heshtin për deklaratën e Thaçit.

Ndërsa, ka theksuar se Prishtina ka vetëm një vend ku lutet e ajo është Amerika.

“Prishtina ka vetëm një kishë në të cilën lutet, është Amerika”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/