75 Mall Live Search
20:18 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Kosova na dëmtoi shumë me taksën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar përsëri lidhur me taksën 100% të vendosur nga Kosova në drejtim të produkteve serbe.

Vuçiq ka thënë se Prishtina herët apo vonë do të tërheq taksën për mallrat nga Serbia, por tha se shteti serb ka paguar një çmim të lartë për këtë.

“A do të përfundojë kjo, apo vetëm do të pezullohet, kjo nuk ka rëndësi. Ata na kanë dëmtuar, pra sollën dëme të jashtëzakonshëm dhe tension të madh. Unë thashë se tërheqja do të ndodhë, megjithatë ne jemi duke paguar një çmim të lartë”, ka thëne Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Ai tha poashtu se askush nuk do të mund t’i kompensojë ata, as Prishtina dhe as Bashkimi Evropian, as kushdo tjetër.

Ndryshe taksa 100% është duke vazhduar, derisa ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj tha se dikur bora do të fillojë të shkrihet, duke hamendësuar në një mundësi të tërheqjes së saj edhe pse më parë ka deklaruar se ajo do të qëndrojë deri në njohje të Kosovës nga Serbia./Indeksonline/