19:54 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Vuçiq: Kosova po bën llogari pa hanxhi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas takimit me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

Ai tha se Serbia është e gatshme për dialog dhe kompromis, ku shtoi se Kosova po bën llogari pa një hanxhi.

Serbia është e gatshme për dialog dhe kompromis, dhe nëse ata në Prishtinë nuk janë të gatshëm për këtë dhe mendojnë se disa rrahje do të krijojnë një shtet për ta dhe se serbët do të bien dakord për këtë – ata po bëjnë llogari pa një hanxhi“, raporton Tanjug.