75 Mall Live Search
20:08 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Kosova refuzoj idenë e ndryshimit të kufijve

Është duke u mbajtur në parlamentin e Serbisë seanca për Kosovën.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është duke mbajtur një fjalim ku po flet rreth dialogut me Kosovën.

Ai foli edhe rreth idesë së ndryshimit të kufijve.

“Ata refuzuan çdo ide rreth ndryshimit të kufijve sepse ata thanë që kufijtë e Kosovë janë unik dhe të paprekshëm dhe se kufijtë e Serbisë nuk janë ata të viteve 1999, 2006 apo 2008.”, u shprehë ai.

“Ata janë të habitur që kutia e Pandores do të hapet, ajo është hapur shumë më herët.”, tha presidenti i Serbisë./Indeksonline/