75 Mall Live Search
08:46 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vuçiqi kritikon në përvjetorin e BIA-së, dikush ia ndërpret fjalimin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq me rastin e përvjetorit të shërbimit sekret serb BIA ka drejtuar disa kritika për këtë institucion.

Sipas tij, më shumë disiplinë ka në Qeveria se sa në inteligjencën e BIA-s. Këto komente i ka bërë kur njërit nga të pranishmit në këtë ngjarje i cingëronte telefoni derisa sa Vuçiqi mbante fjalimin.

“Do të pres unë… Më shumë ka disiplinë në kabinetit tim se sa në BIA”, ka deklaruar Vuçiqi, transmeton Indeksonline

Raportet e mira midis presidentit serb dhe shefit të BIA-së Bratisllav Gashiq kanë nisur të ftohen së fundmi.

A është kjo shenjë se Vuçiqi planifikon të bëjë ndryshime në udhëheqjen e BIA-së mbetet të shihet, raportojnë mediumet beogradase.

Minuta 01:44:00

Aleksandar Vučić i Bratislav Gašić
Siniša Mali i Aleksandar Antić
Maja Gojković