Vuçiq: Ky është një hap i mirë dhe i suksesshëm

Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshje, ku normalizuan lidhjet ekonomike.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, shkruan Indeksonline.
“Faleminderit zotëri Trump pasi që ju dhe njërzit e tu e keni bërë një punë që shumë pak njerëz kanë dashur të përfshihen për stabilizim të rajonit”
“Ne e vlerësojmë këtë shumë. Kjo është një hap i mirë dhe i suksesshëm që keni arritur ta bëni”
“Për neve është e rëndësishme për marrëveshje ekonomike në ballkan të cilat do të sjellin benifite”
“Ju kemi bërë ftesë që të vini në Serbi dhe të shihni sa falenderues janë njerzit e Serbisë”./Indeksonline/