75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq mashtron serbët, iu tregon datën kur do të hiqet taksa e vendosur nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se kur në mars nuk do të ketë më kufij mes Kosovës e Shqipërisë, atëherë do të largohet taksa prej 100 për qind.

Sipas tij, shqiptarët do të përpiqen të realizojnë bashkimin kombëtarë, pra Kosovë – Shqipëri.

“Unë e kuptojë që ata janë duke e realizuar planin e tyre. Kur në fund të marsit t’i largojnë kufijtë mes tyre, ata do të largojnë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe do të thonë se janë të gatshëm të flasin, por nga një pozitë tjetër, Kosova e bashkuar me Shqipërinë”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy ministrave të brendshëm të Kosovës e Shqipërisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte përshëndetur marrëveshjen duke dhënë një afat të mundshëm për heqjen e kufirit mes dy vendeve.

“Që nesër (29 dhjetor) nuk ka më dy kontrolle, por vetëm një. Ndërsa shpresoj shumë se më 1 Mars ose 2 Prill, s’po them 1 Prill, ky kufi të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, kishte thënë Haradinaj.