10:35 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë, shkak deklarata e Izetbegoviç për Kosovën

Anëtari i Presidencës së Bosnje – Hecergovinës, Bakir Izetbegovic, paralajmëroi mundësinë që shteti i tij të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe kjo ka shokuar Serbinë.

Kjo deklaratë e tij ngjalli reagime të shumta në opinionin publik e u komentua mjaftë shumë edhe në Serbi.

E këtë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thirrur sot një sesion të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar lidhur me këtë deklaratë dhe zhvillimet aktuale në rajon, përcjell Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin për RTS. Vulin duke iu referuar Kosovës dhe zhvillimeve të tjera në rajon, ka thënë se çdo qytetar i Serbisë duhet që të jenë të sigurt nga autoritetet këtu, dhe se në këtë mënyrë Serbia do të ruaj paqen dhe stabilitetin.

“Çdo qytetar i yni duhet të jetë absolutisht i sigurt nga autoritetet në venin e tyre, me presidentin e tyre, shërbimet dhe ministritë, në mënyrë që të jetojnë jetën e tyre të përditshme aty dhe që ne të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Por, ne nuk jetojmë vetëm. I gjithë rajoni është vënë në pikëpyetje” tha Vulin, transmeton Indeksonline.

Vulin tha se ndihet i shqetësuar që disa politikanë dhe media në Serbi thanë se deklarata e Izetbegoviqit nuk ishte asgjë!.