13:42 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Vuçiq: Me Grenellin do flasim, por e kotë të flitet për trafikun ajror, pa mundësinë për transportim mallrash

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se entuziazmi për vizitën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Richard Grenell në Serbi është i madh, po që bisedimet nuk janë të lehta.

Ai deklaroi se përmirësimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Serbinë, sidomos pasi që Grenelli insiston në zhvillimin ekonomik.

“Unë jam gjithmonë shumë i kujdesshëm, por respektoj qëllimin dhe energjinë e Grenellit. Jona është të përpiqemi t’i heqim pengesat”, tha Vuçiqi.

Madje ai theksoi se heqja e të gjitha barrierave ndihmon dhe forcon më tej ekonominë serbe,  si edhe vendet e tjera.

“Ne do të flasim për gjithçka, por ishte e kotë të flasim për trafikun ajror, pa qenë në gjendje të transportojmë mallra”, tha Vuçiqi, duke iu referuar taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës drejt mallrave serbe./Indeksonline/