75 Mall Live Search
10:19 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / AR

Vuçiq: Më ka ardhur në majë të hundës, pse duhet të kërkojmë ndjesë për këtë iniciativë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë mbajtjes së Samiti të “Open Balkan” në Tiranë këtë të martë e nisi me një shprehje të presidentit të 32-të të SHBA-së, Franklin D. Roosevelt: Ne ndoshta mund të mos përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen.

Sipas tij, Open Balkan është një iniciativë për të përgatitur të ardhmen për fëmijët, për të mundësuar lidhjen e qytetarëve dhe shkëmbyer eksperienca.

“Ne ndoshta mund të mos përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen. Është një iniciativë që do të krijojë të ardhmen e fëmijëve tanë. Po të hapim kufijtë objektivi më i rëndësishëm është që të lidhim qytetarët, njerëzit tanë. ata që kanë menduar për të shkuarën më shumë se për të ardhmen. Pashë një dëshirë të madhe për të investuar, për të bërë biznes si në Serbi ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Për lejet e punës, do të dëshiroj të tregoj me anën e një shembulli, fabrikat që ne në fakt i kemi edhe në Maqedoninë e Veriut, ata kishin nevojë për inxhinierë që të bënin disa trajnime me punëtorët tanë. Ishte e vështirë që të nxirreshin lejet e punës, ne nuk do të bëjnë asgjë se ata janë të mirëpritur. Ne do ta zgjerojmë tregun e punës duke tërhequr më shumë kompani që vijnë nga perëndimi, se do t’u ofrojmë më shumë krahë pune, kjo do të jetë e rëndësishme në të ardhmen. Ky është themeli, baza e vërtetë e zhvillimit më të mirë ekonomik të të treja vendeve tona. Kemi dëgjuar bizneset e të treja vendeve tona. Tregtia do të jetë më e lehtë, janë çështje tejet të rëndësishme për shumë nga qytetarët tanë, ne të tre së bashku ose të gjithë së bashku do të duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm, sepse njerëzit dëshirojnë të shikojnë më shumë rezultate,më ka ardhur pak në majë të hundës që do të duhet të japim justifikime për hiç gjë. Pse duhet t’u kërkojmë ndjesë për këtë iniciativë, nuk kemi arsye të japim ndjesë atyre që nuk janë pjesë”, tha Vuçiç.