75 Mall Live Search
09:36 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / A. M.

Vuçiq me mëngjes takohet me ambasadorin amerikan, tregon çfarë biseduan!

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, transmeton Indeksonline

“Me ambasadoren Hill biseduam për temat aktuale, por edhe për vizitën e ardhshme në Nju Jork me rastin e Debatit të Përgjithshëm të sesionit të 77-të të Asamblesë së OKB-së dhe takimeve të shumta që do të kem me atë rast me zyrtarë të lartë të administrata amerikane”, ka shkruar presidenti i Serbisë në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shpërndarë edhe foto nga takimi.