75 Mall Live Search
20:21 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / SH F

Vuçiq: Milanoviq është i shqetësuar nga forcimi i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ktheu sot përgjigjje homologut kroat, Zoran Milovanoviq, i cili pak orë më herët ironizoi me fuqinë ushtarake të Serbisë, duke thënë se mund të luftojë vetëm me revole me ujë.

Serbi e përmendi edhe të birin 4 vjeçar, Vukanin, në këtë reagim.

“Sa i përket pistoletave të ujit, Vukan është kampion absolut, i 19 tituj”, tha ai.

Por, sipas tij, Milanoviq ka vërtetë frikë nga Serbia.

“Ata nuk janë të shqetësuar për pistoletat e ujit, ata janë të shqetësuar për faktin se Serbia po forcohet”, tha Vuçiq, duke u kursyer të merret me forcat e Kroacisë.

“Ndryshe nga ata, unë kam shumë respekt për shtetin dhe ushtrinë kroate. Ata investojnë shumë para në të”, tha Vuçiq.