Vuçiq: Mund të ketë shtyrje të takimit në ShBA ndërmjet Kosovës e Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka thënë se ende nuk ka zyrtare diçka ose diskutim por është një iniciativë që takimi i 2 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës e Serbisë, të shtyhet për dy ose tre ditë.
“ Pres të shoh se për çka bëhet fjalë dhe ju informoj” ka thënë ai sot para mediave.
Gjithashtu ai ka thënë se do të mbrojë interesat e serbëve në këtë takim përkundër presioneve.