12:44 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / A. M.

Vuçiq ‘ndez’ mediat e tij në Beograd, raporton gënjeshtra për Policinë e Kosovës

Mediat beogradase, që dirigjohen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kanë publikuar një artikull për Njësinë Speciale të Kosovës në veri.

Duke ju referuar portalit “Kosovoonline”, ata kanë shkruar se pjesëtarët e njësitit ROSU të vendosur në pikën kufitare Bërnjak në komunën e Zubin Potokut rrahën tre serbë lokalë, Dragisha Vllashkoviq, Zoran Tomoviq dhe Jovan Takov, transmeton Indeksonline

“Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, sulmi ndaj serbëve nuk u provokua nga asgjë dhe pjesëtarët e Policisë i shkaktuan lëndime të rënda Dragisha Vllashkoviqit, i cili aktualisht gjendet në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, ku po merr trajtim mjekësor”, shkruan ky portal

“NAPADNUTI SRBI NA BRNJAKU: Specijalci pretukli tri muškarca, jedan teško povređen”

“U BLIZINI administrativnog prelaza Brnjak pripadnici specijalnih jedinica tzv. kosovske policije danas su pretukli trojicu Srba, objavio je portal Kosovo onlajn”. /Indeksonline/