75 Mall Live Search
21:42 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Ju lutem ndërmerrni masa, dikush duhet t’i pengojë veprimet e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiq ka nisur fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë pas formimit të Ushtrisë.

“Nga cili dokument dhe kjo është pyetje e hapur mund të nxirret e drejta sovrane për të formuar Ushtrinë e vet, ku është e shkruar kjo në këtë dokument.

Nuk është e shkruar as në Kushtetutën që ne nuk e pranojmë. Kujt i plasi për ligjet, kujt i plasi për faktet dhe e formojnë Forcën e Armatosur të Kosovës, dhe papritmas marrin mbështetje të madhe nga vende të ndryshme perëndimore, ku thuhet para 5 minutash një deklaratë që e morëm.

Pyetja ime për juve, miq të nderuar, nga cili nen, paragraf apo rregull kanë nxjerrë këtë të drejtë, ku është e shkruar, dhe po iu them paraprakisht askund nuk është, është interpretim tejet i dobët”, ka thënë ai në fjalën e tij.

Vuçiq ka theksuar se Serbia është e gatshme të rifillojë procesin e dialogut.
“Ne do të donim të ftojmë OKB-në të marr rolë më të madh, s’kemi asgjë kundër BE-së, dhe duam të shohim hapa që duhet të bëhen nga Prishtina, të heqin ato tarifa dhe disa lëvizje tjera.”, deklaroi ai.

Sipas tij, Kosova ka shkelur disa herë radhazi disa marrëveshje.
Vuçiq ka përmendur ndërhyrjen e forcave speciale në Veri, transmeton Indeksonline.

“Kosova dhe Metohija është zyrtarisht territorin me nivelin më të ulët të kthyerve në botë prej 1,5% fillojnë të kërcënojnë dhe shkelin edhe më shumë marrëveshjet që kemi pas, kemi pas marrëveshje që forcat e armatosura të shkojnë në veri me pëlqimin nga NATO dhe pëlqimin nga komuniteti lokal serb, tashmë është shkelur kjo rregull shumë herë.”, ka thënë ai tutje.

Ai ka folur edhe për çështjen e Interpolit.

“Lutja ime më e madhe, dikush duhet t’i pengojë sepse masat që janë marrë së voni janë diçka që nuk janë në përputhje të shekullit 21. Ta themi në mënyrë më të butë, dhe krejt në fund, ka diçka që është e drejtë sovrane. Por kanë krijuar një ekip të ri negocimi, që janë nën hetime por kjo nuk ka rëndësi. Ka diçka edhe më të rëndësishme, duhet të njohim Pavarësinë e Kosovës duhet të kuptojmë që kufijtë e Kosovës janë ata që i mendojnë ata se i kanë, dhe pastaj që nuk do ndryshojnë formën unitare sepse serbët nuk do të ndërmarrin asgjë./Indeksonline/