75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / FR

Vuçiq në OKB: Dinarët po shkonin në Kosovë përmes një Kompanie Britanike

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka marrë sërish fjalën në OKB. Ai ka përmendur ndalimin e një kamioni me dinarë, në kufi me Kosovën.

Sipas tij, transportimi po bëhej, nga një Kompani Britanike, e cila është e licencuar për këtë punë.

“T’i theksoj disa fakte. Një, të them që Serbia do të bëjë çmos që mundemi të mbajmë paqen, stabiliteëtin në rajon. Që e kemi bërë saherë. Po ju thoja të gjithëve se faktet dhe argumentet pa sulme ad hominem, dhe po vazhdojmë kështu.

Të flasim për fakte që u pretendua këtu se Serbia mbështet falsifikim para e gjëra të ngjashme. U tha që serbët po vinë para me thasë në vijat administrative, apo kufirit, dhe kështu po ndikojmë në kriminelë në veri apo zona tjera. sa që të dini.

Kush i sjellë ato thasë? Britanikët e bëjnë këtë. Kompania Henderson. Ne i paguajmë. Veç që ta dini sa transparentë jemi. Kur flitni për shtyrje të ndalimit të dinarit, më lini t’ju them që s’është e vërtetë. Sepse e ndaluan veturën që po pritej nga Henderson britanike, që po sillnin penzione dhe benefite sociale.” – ka thënë Vuçiq.