23:21 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vuçiq: Në prill, shpallim propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç  ka deklaruar se deri në përfundim të mandatit të tij ai do të bëj edhe punën e nevojshme për pranimin e Serbisë në BE.

Duke cekur se mandati i tij përfundon në vitin 2022, ai ka përmendur gjithashtu se ndoshta nuk do të kërkojë një mandat të dytë, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë në një agjenci të lajmeve në SHBA, Vuçiq tha se në fillim të prillit do të shpallë propozime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës./Indeksonline/