75 Mall Live Search
17:06 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Vuçiq në seancën për Kosovën: Është koha të zgjedhim mes gënjeshtrës së ëmbël dhe të vërtetës së hidhur

Në parlamentin e Serbisë është duke u mbajtur seanca për dialogun me Kosovën.

Gjatë kësaj seance, foli edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, transmeton Indeksonline.

“”Të gjithë ata që kanë ardhur sot për folur në lidhje me këtë temë. Të gjitha debatet duhet të përgjigjen në një pyetje – Çfarë besojmë në gënjeshtra apo të vërteta, pa këtë nuk do ta dimë ku është Kosova, ku është Metohija, ku janë serbët në Kosovë.”, tha fillimisht Vuçiq.

“Është koha për të zgjedhur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetave të hidhura.”, tha tutje presidenti i Serbisë.

“Puna ime si president është të ua them njerëzve të vërtetën, e hidhur dhe nganjëherë e pakëndshme por për shkak të së vërtetës që unë flas, mos të mendojnë se nuk luftoj për popullin tonë në Kosovë. Lufta e gjatë dhe e vështirë ndodhi rreth Kosovës.”, tha Vuçiq.

Në seancë janë duke marrë pjesë 156 deputetë. Delegatët e opozitës janë duke e bojkotuar këtë seancë./Indeksonline/