75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / OSH

Vuçiq në takimin me Escobarin dhe Lajçakun diskutuan për dialogun dhe stabilitetin në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me të dërguarin special amerikan Gabriel Escobar, si dhe përfaqësuesin special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas mediave serbe, Vuçiq në takim ka falënderuar Escobarin dhe Lajçakun për angazhimin e tyre për të vazhduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje Vuçiq i është prezantuar faktorit ndërkombëtar se ”Serbia respekton përpjekjet e tyre për stabilizim të rajonit, dhe se të dy zyrtarët japin një kontribut të madh në qasjen e tyre pragmatike dhe angazhimin për të siguruar një atmosferë neutraliteti në procesin e dialogut”.