Vuçiq nesër bisedon me Merkel, temë kryesore është Kosova dhe takimet në Bruksel e Washington

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq bëri të ditur se nesër do të ketë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Vuçiq tha se temë kryesore e diskutimit do të jetë Kosova, përkatësisht takimet në Ëashington dhe Bruksel që pritet të zhvillohen ditëve të ardhshme, transmeton Indeksonline.
”Nesër në mesditë kam një bisedë telefonike të planifikuar me Angela Merkel. Kosova do të jetë tema kryesore, si dhe vizita në Ëashington dhe Bruksel”, tha ai.
Siç raportohet në mediat serbe, Vuçiq pohoi se do të diskutojë edhe çështje të tjera me Merkel./Indeksonline/