75 Mall Live Search
14:35 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / AR

Vuçiq nesër do të takohet me Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm do të presë të takim Nenad Gjuriq, i cili ishte drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore dhe Aleksandar Filipoviq, ish-shefin e operativës në Policinë e Kosovës për veri.

Novosti.rs raproton se Vuçiq do t’i dhurojë Gjuriq “Urdhrin e Meritës së Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri” që jepet për kryerjen e detyrave në mënyrë shembullore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, transmeton Indeksonline.

Kurse Vuçiq do t’i dhurojë Filipoviqit medaljen për guxim “Millosh Obiliq”, e cila ndahet për veprime kur del në pah guximi personal.