18:34 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vuçiq: Nga mbështetja e Rusisë, Serbia ka mundësi që të luftojë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një takim në Kremlin.

Takimi në fjalë ka filluar me një orë vonesë teksa është bërë e ditur se në mes dy shteteve vazhdon të ketë marrëdhënie të mira të cilat mbizotërojnë tani kur Vuçiq është presidenti i Serbisë.

Ndër të tjerash ata kanë biseduar edhe për zhvillimin e dy shteteve por duke mos harruar të diskutohet edhe çështja e Kosovës.

Vuçiq tha se Rusia nuk do të ndërhyjë, as se ka ndërmend të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbia, pastaj tha se pavarësisht rrugës evropiane të Serbisë, kurrë nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, si dhe se Serbia është ushtarakisht neutral.

“Unë e di se kjo ka rëndësi të madhe për Rusinë, për shkak se ne jemi një vend i vogël, por detyra ime është të thuhet se as Serbia nuk do të vendosë ndonjëherë sanksione ndaj Rusisë. Jam i sigurt se ne do të kemi sukses, sepse ne jemi një shtet sovran dhe i pavarur dhe kemi një lidhje miqësore me rusët”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Madje ai falënderoi presidentin rus, për marrëdhëniet e tij me Serbinë, duke thënë se pala ruse veproi ndryshe para se Putin të vinte në pushtet.

“Vetëm për shkak të mbështetjes së Rusisë, Serbia ka mundësi që të luftojë për Kosovën, politikën e paqes dhe atë se Serbia mori mbështetje që si një vend ushtarak neutral e që nuk dëshiron asnjë aleancë, përfshirë NATO-n, rindërtimin e aviacionit për të ruajtur neutralitetin”, ka përfunduar Vuçiq.
Ndërkohë sipas agjencisë serbe të lajmeve ‘Beta’ thuhet se Putin ka deklaruar se Moska do të mbështesë çdo zgjidhje të pranueshme midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Rusia është e interesuar të stabilizojë situatën në Ballkan, për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella me interes reciprok me të gjitha vendet e Ballkanit”,ka deklaruar Putin./Indeksonline/