21:11 / E Martë, 20 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Vuçiq nga New Yorku: Një shtet tjetër tërhoqi njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte nga New Yorku, se ka marrë një notë tjetër nga një shtet për tërheqje të njohjes së Kosovës.

Vuçiq këtë e ka quajtur lajm të mirë për qytetarët e Serbisë, shkruan N1.

Unë dua të them se po sjell lajme të mira për qytetarët e Serbisë. Mora një notë tjetër për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Unë vetëm dua t’u them qytetarëve të Serbisë se kjo është një dosje më shumë në kasafortën e shtetit tonë, ne kemi një notë më shumë, kështu që po forcojmë pozitën tonë, të paktën në OKB”, ka thënë Vuçiq.