Vuçiq nga Tirana flet për dialogun Kosovë- Serbi si dhe raportet me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur për mediet pas arritjes në Tiranë, ku po mbahet Samiti me krerët më të lartë të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Vuçiq ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut, transmeton Indeksonline.
“Jemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE-së. por duhet të mbrojmë interesat kombëtare me Kushtetutën e Kosovës. Jam realist dhe jam këtu të mësoj shumë dhe për t’i dëgjuar miqtë e mi evropian si dhe të shpjegoj qëndrimin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Më tutje, ai ka folur edhe për marrëveshjet të cilat sot pritet të nënshkruhen sidomos në çështjen e energjisë.
Vuçiq është pyetur nga gazetarët edhe për raportet me Rusinë, duke thënë se Serbia është shtet i pavarur.