75 Mall Live Search
11:26 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vuçiq nis edhe një fakultet, do të bëhet trajner i basketbollit

Presidenti serb ka vendosur që të plotësojë ëndrrën e tij të djalërisë.

Aleksandar Vuçiq ka njoftuar në Instagram se ka regjistruar një fakultet të ri për t’u bërë trajner i basketbollit për fëmijë, njofton Klan Kosova.

Në një fotografi të publikuar ai ka para vetes një indeks dhe një top basketbolli.

“Për herë të dytë në jetën time, unë u bëra student, këtë herë në shkollën e lartë sportive me dëshirën për t’u bërë trajner basketbolli për fëmijë. Ju nuk do të besoni sa i lumtur jam që pasi pas shumë vitesh po filloj të realizoj ëndrrat e mia të djalërisë”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Vuçiq ka të kryer Fakultetin Juridik në Beograd.