75 Mall Live Search
18:31 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vuçiq: Nuk di më për çfarë të diskutojmë me Prishtinë, nuk jam i magjepsur me stilin e flokëve të Kurtit!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk ka lënë pa komentuar propozimin e Albin Kurtit që shërbimi ushtarak të jetë i detyrueshëm në Kosovë.

Ai tha se Prishtina tashmë ka njoftuar për shërbim të rregullt ushtarak dhe një padi për gjenocid të Serbisë, por që sipas tij politika serbe duhet të jetë e tillë që të mbështesë njerëzit e vet dhe se do të gjejë mënyra për t’i mbrojtur serbët.

Vuçiq foli edhe për rajonin, ku tha se në Serbi katër vjet më parë paga mesatare ishte 340 euro, ndërsa Mali i Zi ka pagë 500euro tani, e që në Serbi është rritur paga mesatare në 510 euro.

Presidenti serb tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me Prishtinën, nëse vazhdojnë të bëjnë shantazhe.

“Me të vërtetë nuk e di se çfarë të flas. Për të folur për stilin e flokëve të, nuk jam i interesuar. Dhe veçanërisht nuk jam aspak i magjepsur me stilin e flokëve të Albin Kurtit”, tha Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se Prisha nuk është e interesuar të diskutojë për gjëra të tjera, por vetëm që të njihet sa më shpejtë pavarësia e Kosovës.

“Por, përsëri shpresoj se do të ketë njerëz më të arsyeshëm, racionalë të cilët kuptojnë se është e rëndësishëm të flasim dhe të përpiqen të kërkojnë kompromis. Dhe nëse nuk dëshirojnë, nëse mendojnë se mund ta godasin Serbinë me shantazhe, janë gabim”, shtoi ai./Indeksonline/