75 Mall Live Search
19:47 / E Martë, 23 Gusht 2022 / A. M.

Vuçiq para ambasadorit amerikan Hill: Duam zgjidhjen e krizës, Asociacion për serbët

Vuçiç është përpjekur t’i sqarojë ambasadorit Hill qëndrimet e Serbisë që ai përfaqëson në dialogun me Prishtinën.

Ai insistoi se është duke marrë pjesë në dialog me “përgjegjësi dhe konstruktivitet”, por shtoi se serbët që jetojnë në Kosovë “kërkojnë pa kushte” formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E rëndësishme, sipas presidentit serb, është Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes që forcat speciale të Kosovës të mund të lëvizin në veri vetëm me pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të katër komunave, të banuara me shumicë serbe.

Marrëveshja vetë ndërkohë parashikon që Kosova të kërkojë pëlqimin e aleancës veri-atlantike për hyrjen në veri vetëm për Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK). Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që u mbajt në 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Vuciq nuk arritën një ujdi për këto çështje.