75 Mall Live Search
15:20 / E Martë, 13 Shtator 2022 / LB

Vuçiq para deputetëve të Kuvendit të Serbisë: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Serbia as drejtpërdrejt e as tërthorazi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këto komente ai i bëri në seancën e parë speciale të Kuvendit të Serbisë ku prezantoi Raportin mbi dialogun Kosovë-Serbi nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022.

Në folotoren e parlamentit ai pretendoi se “në një periudhë relativisht të shkurtër kohore janë bërë shtatë tërheqje të njohjes së pavarësisë Kosovës” dhe shtoi se pret edhe çnjohjen e tetë.