19:51 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Vuçiq: Pas pandemisë Serbia do të merret me çështje të vështira një ndër to është Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia po përballet me çështje të vështira, pas virusit të koronës, dhe Kosova është një nga më të rëndësishmet.

“Ende jemi duke u përballur me sfida përreth Kosovës dhe gjërave në rajon, sfida ekonomike dhe sfida pas pandemisë”, ka thënë Vuçiq para mediave teksa ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest.

Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sërish që nga bllokimi i tij nga nëntori i vitit 2018.