Vuçiq, pas takimit në Tiranë: U pajtuam për shumë gjëra, në Janar takimi historik!
Ka përfunduar takimi mes tre liderëve ballkanik, Edi Rama, Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zaev. Pas këtij takimi të tretë rajonal për Ballkanin Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë, është deklaruar presidenti serb.
Ai ka thënë se me Ramën dhe Zaevin janë dakorduar për disa çështje.
“Jemi pajtuar për integrimin më të madh të autoriteteve emergjente, veprimin e përbashkët të zjarrfikësve dhe njësive policore në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmeteve dhe të ngjashme”, është shprehur ai.
Më tej, Vuçiq ka theksuar se takimi tjetër do të jetë në fund të janarit në Beograd dhe do të jetë historik, transmeton Indeksonline

“Tashmë para fundit të vitit, ne do të kalojmë kufirin vetëm me një letërnjoftim, dhe ajo që është më e rëndësishme për ne është që krijojmë softuer që të gjithë e kanë pranuar. Ashtë jemi rënë dakord që të kemi një treg të vetëm të punës. Kështu, nëse një shqiptar ose maqedonas lëviz në Serbi, mjafton të përdorësh telefonin ose kompjuterin e tij dhe të aplikosh për një vend pune. Pra, nëse një shqiptar shkon në Serbi dhe dëshiron të punojë, ne do t’i kemi tashmë informacionet e tij, sepse jemi në rrjet”, ka deklaruar ai.
Në fund, Vuçiq tha se që nga 1 dhjetori, kanë krijuar një inspektim fito-sanitar, që po përpiqet të afrohen edhe me Dogana. /Indeksonline/