Vuçiq për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë: Ne kemi nevojë për një zgjidhje të përshpejtuar
Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd është duke u mbajtur konferenca “Mendjet Botërore”.
Pjesëmarrës sot ishin ish kancelari gjerman,
Gerhard Shrëder dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, transmeton
Indeksonline.
Dy pjesëmarrësit folën për çështjen e Kosovës dhe dialogun mes Beogradit dhe
Prishtinës.
Sipas ish kancelarit, më lehtë është antarësimi i Serbisë në BE se sa zgjidhja
e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, Vuçiq tha se kemi nevojë për një zgjidhje të shpejtë.
“Ne kemi nevojë për një zgjidhje të përshpejtuar për të intensifikuar përpjekjet
për të zgjidhur çështjen e Prishtinës. Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen
dhe stabilitetin.”, tha Vuçiq.
Ndryshe, hera e fundit kur Kosova dhe Serbia u
takuan ishte nw Samitin e Berlinit./Indeksonline/