09:36 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vuçiq për marrëveshjen me Kosovën: “Do të jetë më keq se ferri”

Ka dy dekada prej se flitet për një prej marrëveshjeve më të mëdha të pazgjidhura të Evropës. Kështu deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duke shtuar se është koha për një marrëveshje me Kosovën.

“Të dy palët e dimë atë që duam dhe marrëveshja nuk duket edhe aq larg”, ka thënë Vuçiq.

Tutje u raportua se Vuçiq nuk ka iluzione se do të jetë e lehtë dhe se të dy udhëheqësit e vendeve do të duhet t’u shpjegojnë njerëzve të tyre se asnjëra palë nuk do të marrë gjithçka që dëshiron, transmeton Indeksonline.

Vuçiq shtoi gjithashtu se marrëveshja do të mund të arrihet por që sipas tij do të ishte më e rëndë se ferri.

“Do të jetë më keq se ferri”, tha Vuçiq./Indeksonline/