15:33 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / A. M.

Vuçiq përdor konferencën për shtyp të Samitit të BE-së për të fajësuar gazetarët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka përdorur skenën e Samitit në Bruksel, gjatë një konference shtypi në selinë e Këshillit Evropian, për të fajësuar gazetarët të cilët kanë raportuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Ai madje duket se po pret falje nga mediat perëndimore për kritikimin e Serbisë për mospërafrimin e politikës së saj të jashtme me BE-në në lidhje me Ukrainën.

Kjo siç tha Vuçiq meqë shërbimi i tij ka listuar një numër artikujsh të mediave perëndimore lidhur me të, dhe askush s’u ndje keq për këtë që ndodhi.

Madje ai në kritikat e tij, përmendi që mediat europiane kishin publikuar 2629 artikujt siç tha ”negativë për Serbinë, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës”.