20:24 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Vuçiq po e sheh fundin- Partitë opozitare bojkotojnë punën e Kuvendit

Partitë më të mëdha opozitare në Serbi kanë marrë një vendim që të bojkotojnë punën e Kuvendit.

Partitë e vogla si Radikalët, Liberalët dhe Social Demokratët e Vojvodinës ende nuk ia janë bashkangjitur kësaj nisme, transmeton Indeksonline.

Kurse partitë që deri më i janë bashkangjitur bojkotimit të punës së Kuvendit janë: SDS, Partia Popullore dhe Dveri.

Përveç bojkotit në Kuvend, opozita e Serbisë po organizon protesta në gjithë vendin kundër presidentit Aleksander Vuçiq.

Zgjedhjet në Serbi pritet të mbahen në fund të muajit mars apo në fillim të muajit prill. /Indeksonline/