“Vuçiq po rrezikon të ardhmën e vendit në BE”

Anëtari i Parlamentit Evropian nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri, Ilhan Kyuchyuk, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vucic është duke vënë në pikëpyetje të ardhmln e shtetit të tij, duke u rreshtuar përkrah Rusisë.
Kyuchyuk shkroi në Twitter se Vuçiq nuk mund të ulët në dy karrige, duke e paralajmëruar atë që t’i lërë “lojërat”.
“Është koha për t’i dërguar një sinjal të fortë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic për të ndaluar së luajturi lojëra. Nuk mund të ulesh në dy karrige njëherësh zoti Vuçiq. Duke refuzuar përafrimin me politikën e jashtme të BE-së dhe duke iu bashkuar sanksioneve kundër luftës së Putinit në Ukrainë, ju po vini në dyshim të ardhmen e vendit në BE”, tha ai.
Në anën tjetër, Vucic kishte deklaruar se Serbia nuk ka se si të mos rreshtohet krahas Rusisë, pasi ka qenë Rusia ajo që e ka ndihmuar Serbinë.