75 Mall Live Search
12:19 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Policia arrestoi rusin Mikhail Krasnoshchenkov, ne e kemi informuar Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas rus, punonjës i UNMIK-ut.

Por më pas ai është liruar, megjithatë gjatë aksionit shtetasi rus ka pësuar lëndim dhe po kurohet në Spitalin e Mitrovicës.

“Mikhail Krasnoshchenkov nga Rusia është punonjës i UNMIK-ut. Ne i kemi informuar agjensionet ruse rreth kësaj” ka deklaruar Vuçiq.

Sipas presidenti serb, 23 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në mesin e tyre shtetas serbë dhe boshnjakë. /Indeksonline/