15:18 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Vuçiq pret në takim serbët nga Kosova që shkuan në këmbë deri në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim disa të rinj serb nga Kosova, të cilët u nisën nga e premtja e kaluar në këmbë për të arritur në Beograd.

Në takimin që pati me këta të ri, Vuçiq shprehu mbështetje për ta, por mbi të gjitha, tha ai, për serbët në Kosovë që e duan Serbinë.

“Faleminderit, jo për mua ose për dikë tjetër, por për dashurinë në drejtim të atdheut tim”, tha Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Presidenti vuri në dukje vlerësimin e tij për atë që kanë treguar këta të rinj, se si janë në gjendje të sakrifikojnë veten e tyre dhe se sa kilometra kanë kaluar.

27 të rinjtë serb nga Kosova u nisën të premten për të arritur në Beograd, në mënyrë që të shprehin përkrahjen e tyre në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe për përpjekjet e tij për një jetë më të mirë në Kosovë.

Ata u nisën nga Leposaviqi, nëpërmjet Rashkës, Kralevës, Suboticës e disa vende të tjera për të arritur në Beograd./Indeksonline/