Vuçiq pritet ta jap dorëheqje, përmenden disa emra që do ta zëvendësojnë!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vendosur që t’i jap fund udhëheqjes së partisë së tij, SNS-së.
Mediat beogradase kanë përmendur disa emra që mund ta zëvendësojnë Vuçiqin pas tërheqjes, transmeton Indeksonline
Kandidatët më seriozë janë kryeministri Ana Brnabiç, ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviç si dhe kryetari i Novi Sadit, Millos Vuqeviç.



Millos Vuqeviç
Në një listë më të gjerë të kreut të ri të mundshëm të SNS s’është përjashtuar që mund të jetë edhe Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën.
