75 Mall Live Search
23:01 / E Hënë, 17 Maj 2021 / AR

Vuçiq: Problemet e mëparshme me Kosovën të mos ua lëmë fëmijëve tanë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq tha se pati një bisede të mirë me Lajçakun, shkruan Indeksonline.

Ai po ashtu u shpreh se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën.

Tutje, Vuçiq tha se dëshiron që problemet e mëparshme të mos ua lëmë fëmijëve tanë.

Bisedë e mirë me @ miroslav.lajcak sonte në Bruksel. Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Prishtinën. Nuk ka zgjidhje pa bisedë dhe do të doja që problemet e atyre të mëparshmit dhe gjeneratës sonë të mos ua linim fëmijëve tanë“, shkroi Vuçiq./Indeksonline/