Vuçiq raporton nesër në Kuvendin serb, Kurti nuk dihet

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën sot para përfaqësuesve të partive jo-parlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak.
Në një deklaratë për Tanjug, Daçiq vlerësoi se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dihet se kur do të raportoj në Kuvendin e Kosovës.
Javën e kaluar shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila kishte konfirmuar për “Indeksonline”, se shefi i ekzekutivit do të raportoj, por pa saktësuar kohën.
Ndërsa opozita ka kërkuar nga Kurti që t’i përgjigjet kërkesave të tyre dhe të shkoj për të raportuar për takimin në Bruksel./Indeksonline/