75 Mall Live Search
10:33 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / L A

Vuçiq reagon për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Tani kemi marrëdhënie shumë më të mira, fitojmë ne

Dje është përcaktuar shorti i grupeve për kualifikueset e Botërorit 2026.

Dhe do të shohim përsëri përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, pas 10 vjetësh kur të dyja u përballën në “Elbasan Arena”.

Për këtë ka folur edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiqi për mediat serbe

Në grupin K, përveç Shqipërisë dhe Serbisë gjenden në grup edhe Anglia, Letonia dhe Andorra./IndeksOnline/