10:38 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: S’e mbyllin derën e dialogut, por kurrë nuk e njohim Kosovën si shtet

Aleksander Vuçiq ka folur në mediat austriake për situatën e Serbisë dhe bisedimet e mundshme me Kosovën.

Presidenti serb ka thënë se shteti i tij është për dialog, por se nuk do ta njohin kurrë Kosovën me kufijt aktual.

“Dyert tona për dialog janë të hapura. Së pari, duam të dëgjojmë se çfarë do të thonë negociatorët nga Prishtina. Sigurisht që ne duam të dëgjojmë se çfarë do të thotë edhe BE-ja.

Deri më tani, BE nuk ka vendosur asnjë parakusht për Serbinë. Nuk mund të përjashtoj që BE do të kërkojë njohje, por deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ajo çfarë mund të garantoj është se ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën në kufijt aktual” ka thënë Vuçiq./Indeksonline/