75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Serbët nuk kanë pasur armë, shqiptarët kanë gjuajtur mbi kokat e tyre

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është adresuar në Parlamentin e Serbisë pas aksionit të Policisë së Kosovës në komunat veriore.

Ai theksoi që serbët kanë qenë të qetë dhe nuk kanë përdorur armë.

“Serbët nuk kanë pasur armë, shqiptarët kanë gjuajtur mbi kokat e tyre. Qytetarët të qëndrojnë të qetë” deklaroi Vuçiq.

Sipas presidentit serb, 23 vetë u arrestuan në operacionin e policisë në katër komunat veriore, në mesin e tyre anëtarë të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/